Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti për vitin 2027 arrin për herë të parë vlerën e 10 miliardë eurove, me fokus mbështetjen e qytetarëve dhe mbrojtjen sociale. Kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ku prezantoi disa prej prioriteteve kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm. Sipas Malajt, 30% e buxhetit do të dedikohet për mbrojtjen sociale, ndërsa 250 milionë euro janë parashikuar për pensionet, ku një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për indeksimin e tyre. “Buxheti ka në fokus qytetarët, mbështetjen e qytetarëve, por ajo që bën këtë buxhet të ndryshëm nga buxhetet e mëparshme është se e bëjmë për herë të parë buxhetin në 10 miliardë euro. Duke adresuar kësaj here mbrojtjen sociale, ku 30% e buxhetit...