Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ngjall reagime të forta, ja si e shpjegon autori Sadik Spahija: Për këtë vepër jam…!
Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ka ngjallur reagime. Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet, ku shumë prej tyre shprehin pakënaqësinë për pamjen e re të aktorit të madh. Shumë e quajnë si “shkatërrim të figurës së tij”, madje e konsiderojnë të njëjtë me incidentin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër para disa javësh. Autori i veprës është profesori i skulpturës dhe njëherazi dekani i Universitetit të Arteve të Bukura, Sadik Spahija, i cili e quan “krenari” këtë vepër të tij. Ditën e sotme, autori ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u shpreh se njerëzit nuk e kanë njohur Aleksandër Moisiun për së gjalli. “Jam krenar për këtë vepër! Njerëzit nuk e kanë njohur Aleksandër Moisiun për së...
Burimi:
javanews.al