Burg për ish krerët e UÇK/ Shpërthen Grenell: Albin Kurti të shpërbëjë këtë gjykatë
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell e ka cilësuar dënimin e Thaçit si “skandaloz” dhe ka kërkuar ndërprerjen e financimit të gjykatave ndërkombëtare që, sipas tij, zhvillojnë ndjekje penale me karakter politik. Grenell ka kritikuar gjithashtu trupin gjykues dhe prokurorin e çështjes, duke pretenduar se vendimi nuk është mbështetur në mënyrë të mjaftueshme në aspektet ligjore. Ai iu referua edhe deklarimeve të ish-këshilltarëve të Bill Clintonit lidhur me rolin e Thaçit gjatë luftës së Kosovës. Në reagimin e tij, Grenell i bëri thirrje Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, që...
Burimi:
ntv.al