Bukën me miell biskotash nga Serbia, ekspertët: Produkt me cilësi të dobët dhe ngjyrues përbërësve

Bukën me miell biskotash nga Serbia, ekspertët: Produkt me cilësi të dobët dhe ngjyrues përbërësve

Përdorimi i miellit me cilësi të ulët për prodhimin e bukës dhe shtimi i ngjyruesve për t’i dhënë bukës së bardhë pamjen e asaj të zezë janë disa nga problematikat që ngre eksperti i drithërave, Abdyl Sinani, i cili ka 40 vite përvojë në këtë sektor. Sipas të dhënave për importet, Serbia renditet e para për sasinë e drithërave që furnizojnë tregun shqiptar. Mbi 60% e grurit të importuar për konsum njerëzor vjen nga ky shtet. Megjithatë, Sinani thekson se shqetësimi nuk lidhet me origjinën e grurit, por me cilësinë e lëndës së parë që përzgjedhin fabrikat shqiptare. Ai shpjegon se disa tregtarë preferojnë grurë me përmbajtje të ulët gluteni dhe proteinash, pasi ka çmim më të lirë në tregun ndërkombëtar. Ky miell, megjithëse është...