Buffon këmbëngul: Gattuso, trajner i kombëtares? Do ta bëja sërish, ishte njeriu i duhur
17 Shtator 2026 14:32 Alfred Lleshi Mbetja jashtë Botërorit 2026 ende dhemb, por Gianluigi Buffon e mbron pa rezerva zgjedhjen e Gennaro Gattuso si trajner i Italisë. Ish-kreu i delegacionit të kombëtares axurre, në podcastin “Tutti in piazza” të Ivan Zazzaroni, deklaroi: “Unë këmbëngula që ta kishim si trajner, do ta bëja sërish edhe tani. Ishte njeriu i duhur për momentin që po kalonim. Nuk është një vendim i gabuar që do ta ndryshojë mendimin tim”. Buffon foli edhe për dorëheqjen nga posti që mbajti deri në marsin e kaluar, duke e lidhur atë me eliminimin ndaj Bosnjës: “Pas eliminimit kundër Bosnjës zgjodha të largohesha dhe dola prej asaj situate shumë mirë, sepse jam një nga të paktët italianë që merr përgjegjësinë dhe largohet, ndërsa...
Burimi:
telesport.al