BSH për sulmet ndaj bankave: Depozitat, të sigurta, funksionimi normal i sistemit lidhet me mirëqenien e qytetarëve

BSH për sulmet ndaj bankave: Depozitat, të sigurta, funksionimi normal i sistemit lidhet me mirëqenien e qytetarëve

Prej katër ditësh, bankat ofrojnë shërbim të kufizuar për klientët, për shkak të sulmeve ndaj disa degëve nga protestuesit. Edhe këtë të hënë, bankat kanë njoftuar në rrjetet sociale se degët që ndodhen në zonat ku lëvizin protestuesit janë të mbyllura plotësisht, ndërsa në disa pika të tjera orari është i kufizuar. Në një reagim për këtë situatë, Banka e Shqipërisë thotë se këto masa janë marrë për të garantuar sigurinë fizike të punonjësve dhe klientëve, por ndërkohë, depozitat dhe kursimet janë të sigurta. Banka e Shqipërisë: Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura...