Bruno Fernandes synon rikthimin në Serie A, te Milan e konsiderojnë si pasuesin e Luka Modric
Kthimi nga angazhimet me kombëtaren do të shënojë një moment kyç për të ardhmen e Bruno Fernandes te Manchester United. Trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Mauricio Pochettino, pritet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me kapitenin për të kuptuar qasjen e tij për pjesën e mbetur të sezonit. Jo vetëm kaq, por edhe për të përcaktuar nëse ekziston një mundësi reale për ta mbajtur atë në “Old Trafford” edhe pas 30 qershorit, datës kur skadon kontrata e tij aktuale. Duket se mesfushori portugez po mendon seriozisht t’i japë fund qëndrimit të tij në Angli, pas vitesh të karakterizuara nga faza të vazhdueshme rindërtimi. Në këtë kontekst, Milan po përpiqet të ndërhyjë, i mbështetur edhe nga prania e Rúben Amorim si trajner. Fernandes, që në...
Burimi:
telesport.al