BRUKSELI MBURR SHQIPERINE/ LUBONJA: DUHET TE PROTESTOJME EDHE KUNDER BE-SE
Vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe mesazhet e saj për integrimin europian të Shqipërisë janë komentuar nga analisti Fatos Lubonja. Lubonja e vuri theksin te kontrasti mes mesazheve pozitive që vijnë nga Brukseli për procesin e integrimit dhe kritikave që, sipas tij, po shfaqen në shoqërinë shqiptare. Lubonja tha se Shqipëria ndodhet prej muajsh përballë protestave dhe se ato, sipas tij, përbëjnë një tregues të pakënaqësisë ndaj klasës politike. “Ndërkohë që ne shqiptarët jemi në një protestë prej mëse 4 muajsh që provon një opinion shumë të gjerë shqiptar që dënon gjithë klasën politike shqiptare për atë që ka ndodhur në 36 vjet”, deklaroi Lubonja. Ai e lidhi këtë situatë me mënyrën se si institucionet europiane e vlerësojnë...
Burimi:
ntv.al