Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!
Pas 49 milionë eurove në maj, Shqipëria do të marrë 213.6 milionë të tjera në dhjetor në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Pas një kërkese për informacion, Komisioni Europian bën me dije për A2 CNN se nëse Shqipëria do të vijojë “rrugën e mbarë të reformave” në qershor dhe dhjetor 2027 do të marrë mbi 251 milionë euro të tjera. (Në total vendi pritet të marrë, 922.1 milionë euro). “Shuma totale e disbursuar arrin në 212.8 milionë euro, më e larta në Ballkanin Perëndimor. Nga disbursimi i dytë, 49 milionë euro 22.8 milionë euro shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe 26.2 milionë euro përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për investime”, shprehet Komisioni Europian. Shqipëria lë pas Serbinë me 167.5...
Burimi:
javanews.al