Britania konfirmon hyrjen falas në muzetë kombëtare edhe për turistët e huaj

Britania konfirmon hyrjen falas në muzetë kombëtare edhe për turistët e huaj

Qeveria britanike ka hedhur poshtë spekulimet se vizitorët nga jashtë vendit mund të detyrohen së shpejti të paguajnë për hyrjen në muzetë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Sekretarja e Shtetit për Kulturën, Mediat dhe Sportin, Lisa Nandy, konfirmoi se institucione të rëndësishme kulturore, përfshirë British Museum, Tate, National Portrait Gallery dhe National Museums Liverpool, do të vazhdojnë të ofrojnë hyrje falas. Njoftimi u bë gjatë një aktiviteti në Tate Liverpool, të organizuar nga Art Fund dhe Cultural Policy Unit. Vendimi vjen ndërsa politika e hyrjes falas në muzetë kombëtare britanike po i afrohet 25-vjetorit. 15 muzetë kombëtare të sponsorizuara nga Departamenti për Kulturën, Mediat dhe Sportin nisën të ofrojnë hyrje falas më 1 dhjetor 2001, gjatë qeverisjes laburiste. Nandy tha se kjo politikë synon t’i...