Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Kryeministri britanik Andy Burnham ka sugjeruar se rikthimi i Mbretërisë së Bashkuar në BE është mes opsioneve që qeveria mund të shqyrtojë, në mënyrë që të reformojë marrëdhënien afatgjatë me Evropën. Burnham tha për BBC se Brexit dhe marrëveshja që pasoi kanë bërë më shumë dëme sesa të mira dhe theksoi se dëshiron të shqyrtojë se “çfarë është e bëshme” për të riparuar marrëdhëniet. Deklarata e tij vjen pas fjalimit të mbajtur të martën në Konferencën Laburiste, ku sugjeroi se do të eksploronte relata më të ngushta me bllokun, në një samit që zhvillohet më vonë gjatë vitit. Lëvizja mund të shkaktojë një linjë përçarëse në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, me konservatorët që e akuzojnë kryeministrin se po “përpiqet të rihapë plagët e vjetra,...