Britani/ Burri pranon se drogonte dhe përdhunonte gruan e tij për më shumë se 20 vite
Një burrë britanik ka pranuar se e ka droguar dhe përdhunuar gruan e tij pa dijeninë e saj gjatë një periudhe 20-vjeçare. Në fillim të këtij viti, ai u deklarua fajtor për vepra të ndryshme seksuale ndaj gruas së tij, të kryera në periudhën ndërmjet viteve 2022 dhe 2025, përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual. Të hënën, bashkëshorti, në të 60-at e tij, nga Stockport, Greater Manchester, pranoi vepra të ngjashme që datojnë që nga viti 2004, përfshirë administrimin e një substance me qëllim për ta mpirë ose për ta mposhtur gruan e tij, në periudhën ndërmjet viteve 2004 dhe 2025. I pandehuri nuk mund të identifikohet, për të mbrojtur anonimitetin e gruas së tij. I veshur me një kostum gri të errët, këmishë blu dhe...
Burimi:
syri.net