“Brexit” drejt shpërbërjes, Britania dhe BE pajtohen për një draft të ri mbi eksportet e ushqimit! Ja si do funksionojë

“Brexit” drejt shpërbërjes, Britania dhe BE pajtohen për një draft të ri mbi eksportet e ushqimit! Ja si do funksionojë

Vula e Brexit po bie. Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord mbi një projektmarrëveshje për heqjen e kontrolleve dhe burokracive që pengojnë eksportet ushqimore dhe bujqësore britanike drejt BE-së. Kjo vjen në prag të samitit të liderëve më vonë këtë muaj. Drafti prej rreth 200 faqesh për marrëveshjen është shpërndarë mes vendeve anëtare të BE-së për shqyrtim, shkruan A2. Pakti pritet të rikthejë eksportet drejt BE-së të produkteve si salsiçet e freskëta, hamburgerët, molusqet e ujërave britanike dhe patatet për farë, duke hequr një pjesë të konsiderueshme të certifikatave dhe kontrolleve të kushtueshme. Qeveria britanike vlerëson se marrëveshja mund t’i sjellë ekonomisë rreth 5.1 miliardë paund përfitime në vit, ndërsa eksportuesit do të kursejnë edhe nga tarifat e inspektimeve, certifikatat organike dhe...