Breshëri golash dhe 3 kartonë të kuq në Evropë, të gjitha rezultatet e mbrëmjes në Nations League
Mbrëmja e sotme në UEFA Nations League ka dhuruar spektakël, gola të shumtë dhe përballje të luftuara deri në minutën e fundit, të shoqëruara edhe me tre kartonë të kuq në liga të ndryshme. Vëmendja kryesore ishte padyshim në Ligën A, aty ku u luajt supersfida mes Francës dhe Italisë, e cila përfundoi në një barazim të ekuilibruar 1-1. “Gjelat” u detyruan të luanin me një lojtar më pak pasi u ndëshkuan me karton të kuq, por arritën të ruanin barazimin përballë “Axurrëve”. Në po këtë grup, Belgjika tregoi dominim absolut duke mposhtur pastër Turqinë me rezultatin bindës 3-0. Në Ligën B, Polonia ishte padyshim skuadra e mbrëmjes. Polakët regjistruan një fitore tenistike 6-0 përballë Rumanisë në Grupin 4, në një ndeshje ku rumunët mbetën...
Burimi:
ntv.al