Breshër në Devoll, fermerët humbin prodhimin
Një ditë pas stuhisë së breshërit, dëmet në tokat bujqësore të Braçanjit dhe Dobranjit në Devoll janë të konsiderueshme. Parcela të tëra me fasule janë dëmtuar rëndë, ndërsa fermerët raportojnë humbje që në disa raste arrijnë deri në 70% të prodhimit. Përveç fasules, breshëri ka shkaktuar dëme edhe në qepë, domate, speca, mollë, dardha dhe kultura të tjera bujqësore. Fermerët tregojnë se stuhia zgjati vetëm pak minuta, por ishte e mjaftueshme për të dëmtuar rëndë prodhimin për të cilin kishin punuar prej muajsh. Përveç humbjeve të shkaktuara, ata shprehen të shqetësuar edhe për pjesën e mbetur të prodhimit, e cila mund të preket nga pasojat e dëmtimeve. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen dhe mbështetjen e institucioneve për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Kryeplaku...
Burimi:
kohajone.com