”Brenda 2030-ës në familjen europiane”, deputetja Sara Mila: Një rrugë e vështirë, por e domosdoshme
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke shprehur optimizëm për përmbylljen e këtij procesi brenda vitit 2030. Përmes një postimi në rrjete sociale, Mila thekson rëndësinë e angazhimit dhe përgjegjësisë së institucioneve shqiptare në rrugën drejt anëtarësimit. “Rruga jonë drejt BE-së është e pandalshme! Shumë krenare për Shqipërinë, shumë të motivuar për të bërë me përgjegjësi pjesën tonë të puzzel-it, të rrugës së vështirë por kaq të domosdoshme për të qenë brenda 2030-ës anëtarë të familjes europiane”, shkruan deputetja. Deklarata vjen në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ku përparimi drejt anëtarësimit kërkon përmbushjen e angazhimeve dhe reformave të përcaktuara në kuadër të negociatave me BE-në.
Burimi:
kohajone.com