Bregdeti i Lezhës tërhoqi më shumë vizitorë, gushti shënon rritje 20%

Bregdeti i Lezhës tërhoqi më shumë vizitorë, gushti shënon rritje 20%

Bregdeti i Lezhës ka tërhequr më shumë pushues gjatë sezonit veror 2026, me një rritje prej 14% të frekuentimit në plazhet e Shëngjinit dhe Tales krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Bashkisë Lezhë, gushti ishte muaji më i frekuentuar i sezonit, me një rritje rreth 20% të numrit të pushuesve krahasuar me gushtin e vitit 2025. “Muaji gusht ishte muaji më i mirë i të gjitha viteve. Vlerësohet nga operatorët turistikë një muaj që ka pasur një rritje rreth 20% krahasuar me vitin 2025”, deklaroi drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhanaj. Sipas bashkisë, shqiptarët nga Kosova vijojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të pushuesve, me 65% të totalit, ndërsa turistët e huaj përbëjnë rreth 20%. Në rritjen e...