Brazili ia trashëgon “10” yllit të Barcelonës, merr numrin e fanellës që e mbante Neymar

Brazili ia trashëgon “10” yllit të Barcelonës, merr numrin e fanellës që e mbante Neymar

Kombëtarja e Brazilit ka një pronar të ri për fanellën legjendare me numrin 10. Raphinha është zgjedhur për të mbajtur numrin më prestigjioz të “Seleçaos”, duke trashëguar kështu fanellën që së fundmi ishte e lidhur me emrin e Neymarit. Vendimi vjen në epokën e trajnerit Carlo Ancelotti dhe përbën një tjetër vlerësim të madh për yllin e Barcelonës. Numri 10 i Brazilit ka një histori të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, këtë fanellë e kanë veshur legjenda si Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Ronaldinho dhe Neymar. Tashmë, emri i Raphinhas i bashkohet kësaj liste prestigjioze. 27-vjeçari vjen në këtë rol pas disa sezoneve të shkëlqyera me Barcelonën, ku është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Sipas të dhënave të publikuara nga Kurir, Raphinha ka realizuar...