“Bravo tifozëve dhe trajnerit Maran”! Armand Duka reagon pas fitores së Shqipërisë kundër Bjellorusisë
Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në UEFA Nations League, duke regjistruar një fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje pozitive dhe morën tri pikët e para, duke i dhënë një sinjal të mirë objektivave të skuadrës në këtë kompeticion. Pas suksesit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Duka ka përshëndetur ekipin kuqezi dhe ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri Maran, stafi teknik dhe futbollistët. “Fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe starti që donim në UEFA Nations League!”, shkruan Duka në Instagram, duke shprehur kënaqësinë për mënyrën se si Shqipëria e ka nisur këtë rrugëtim. Në vijim, kreu i FSHF-së ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në...
Burimi:
sportekspres.com