Brad Pitt rrëfen për plakjen, humbjen dhe jetën: “Do të doja të kthehesha në të 50-at”

Brad Pitt rrëfen për plakjen, humbjen dhe jetën: “Do të doja të kthehesha në të 50-at”

“Do të doja të kthehesha në të 50-at. Do të bëja më shumë”. Kështu u shpreh Brad Pitt në intervistën e tij të fundit për revistën amerikane “Esquire”, ku 62-vjeçari flet hapur për plakjen, humbjen, familjen, alkoolin, karrierën dhe mënyrën se si po e përjeton këtë fazë të jetës. Në një bisedë të zhvilluar në shtëpinë e tij në Los Angeles, Pitt shfaqet larg imazhit të zakonshëm të yllit të Hollivudit. Intervista e gjen duke përgatitur djathë e krakerë për gazetarin, duke folur për mëngjeset e qeta, palestrën, filmat, sportin dhe gjërat e vogla të përditshme që, sipas tij, marrin një tjetër kuptim me kalimin e viteve.  Duke folur për moshën, aktori ndalet te vitet e tij të 50-ta dhe shpreh një lloj keqardhjeje për...