Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Deputeti Erion Braçe ka ndarë një video nga lufta në Kosovë, pas vendimit të Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së. Ai e cilëson vendimin të turpshëm dhe shprehet se UÇK-ja luftoi për lirinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës. Sipas Braçes, historia nuk mund të ndryshohet nga një vendim gjykate pa prova. “Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë historinë; Për të gjithë ata që japin vendim “në emër të popullit”; Për të gjithë ata që kanë lindur këto 30 vitet e fundit dhe dëgjuan sot një vendim të turpshëm; Ky është populli shqiptar i Kosovës që u sulmua, u dhunua, u përdhunua, u torturua, u zhduk, u vra, u zhduk prapë pasi u vra, u dëbua, u shkatërrua! UÇK luftoi për këtë e...