Braçe i thotë “jo” hartës së re: Nuk është kjo reforma që na duhet
Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar qëndrimin e tij kundër draftit të ri të reformës administrativo-territoriale, duke argumentuar se ndryshimi i numrit dhe kufijve të bashkive nuk duhet të jetë thelbi i reformimit të pushtetit vendor. Braçe ka sqaruar se nuk e kundërshton nevojën për reformë, por mënyrën se si është konceptuar ajo. Sipas tij, një reformë e pushtetit vendor duhet të synojë përmirësimin e qeverisjes, decentralizimin dhe forcimin e autonomisë së bashkive, dhe jo vetëm riorganizimin e hartës territoriale. “Reformën nuk e shmang e as e refuzoj. Është nevojë, por si reformë për mirëqeverisje, jo si vizatim i një harte”, është shprehur Braçe. Qëndrimi i tij vjen në një moment kur drafti i ri parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46,...
Burimi:
ntv.al