Zyrtarisht jemi në vitin 2026, ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët
Deri më tani, disa ishuj në Paqësorin Jugor kanë filluar të festojnë Vitin e Ri 2026. Për rreth 30 minuta, edhe Zelanda e Re, Tonga dhe Samoa do t’u bashkohen. Ishulli i Kiritimati, i njohur si Ishulli i Krishtlindjes, është vendi i parë në botë që ka hyrë në vitin 2026. Ky vend bën pjesë në Kiribati, një komb i Oqeanit Paqësor, i vendosur në jug të Havait dhe verilindje të Australisë. Kiribati, i përbërë nga disa atole, u bë i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979 dhe ka një popullsi prej rreth 116,000 banorësh. Shumica e atoleve janë shumë të ulëta dhe rrezikohen nga rritja e nivelit të detit për shkak të ngrohjes globale. Pjesë të tjera të Kiribatit do ta presin...
Burimi:
top-channel.tv