Zyrtari i lartë i anti-emigracionit pranë largimit nga Minneapolis pas vdekjes së Alex Prettit, punën në terren do ta udhëheqë shefi i kufirit dhe doganave
Zyrtari i lartë i imigracionit amerikan, Greg Bovino pritet të largohet nga qyteti amerikan i Minneapolis, në atë që mund të shënojë një ndryshim në tonin e Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave fatale të një tjetër qytetari amerikan nga oficerët federalë gjatë fundjavës. Ndërsa Komandanti i Patrullës Kufitare Gregory Bovino dhe disa agjentë të imigracionit largohen, cari kufitar i Presidentit Donald Trump, Tom Homan, do të fillojë të udhëheqë përpjekjet në terren, pasi të shtënat fatale ndaj Alex Prettit të shtunën përshkallëzuan tensionet. Vendimi i Trump mund të tregojë interesin e administratës për të ndaluar veprime më agresive federale në goditjen e tij kombëtare kundër imigracionit. Pavarësisht njoftimit, videot që qarkullojnë online tregojnë se bastisjet e imigracionit kanë vazhduar. Përveç ndryshimit në udhëheqje dhe...
Burimi:
top-channel.tv