Zyrtarët danezë mbërrijnë për diskutimet në Shtëpinë e Bardhë ku i pret JD Vance dhe Rubio, çfarë do të ndodhë me Groenlandën?
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, dhe homologia e tij nga Groenlanda, Vivian Motzfeldt, mbërritën pak çaste më parë në Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit të tyre me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Delegacioni hyri në Ndërtesën e Zyrës Ekzekutive Eisenhower, ku do të zhvillohet takimi. Takimi zhvillohet në një moment të ndjeshëm diplomatik dhe ka në fokus çështjen e Groenlandës, pasi Presidenti Donald Trump deklaroi më herët se “çdo gjë më pak” sesa kontrolli amerikan mbi Groenlandën është “e papranueshme”. Ndërkohë, në Uashington pritet të ketë edhe zhvillime të tjera të rëndësishme. Senati amerikan do të mbajë sot një tjetër votim procedural mbi kufizimin e fuqive të luftës së Presidentit Trump në Venezuelë. Masa u miratua javën e kaluar me...
Burimi:
top-channel.tv