Zyrtarët: Bari zviceran i zjarrit fatal të Vitit të Ri nuk ishte kontrolluar që prej vitit 2019
Një zjarr tragjik që shpërtheu gjatë festimeve të Vitit të Ri në një bar zviceran, duke shkaktuar vdekjen e 40 personave dhe plagosjen e 116 të tjerëve, nuk ishte inspektuar për pesë vjet, që nga viti 2019, kanë bërë të ditur zyrtarët. Incidenti ndodhi në barin “Le Constellation” në Crans-Montana, ku shumica e viktimave ishin adoleshentë. Nga të plagosurit, më shumë se dy të tretat, ose 83 persona, vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, disa prej tyre me djegie të rënda që e kanë vështirësuar procesin e identifikimit, duke kërkuar mostra ADN-je nga familjet. Kryebashkiaku i Crans-Montana, Nicolas Feraud, kërkoi falje në një konferencë shtypi, duke theksuar se të gjitha qirinjtë me shkëndija, të cilët u fajësuan si shkaktarë të zjarrit, janë ndaluar tashmë...
Burimi:
kohajone.com