Zyra e prokurorit hungarez mbyll hetimin kundër kryetarit të bashkisë së Budapestit, ai u përgjigjet: Shihemi në gjykatë

Zyra e prokurorit hungarez mbyll hetimin kundër kryetarit të bashkisë së Budapestit, ai u përgjigjet: Shihemi në gjykatë

Kryetari i Bashkisë së Budapestit, Gergelj Karacsonj, njoftoi në kanalin YouTube të Partisë së Gjelbër Evropiane se zyra e prokurorit hungarez mbylli hetimin kundër tij, për shkak të rolit të tij në organizimin e një takimi për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, i cili u mbajt në Budapest vitin e kaluar në qershor. "Prokuroria ka vlerësuar se jam një djalë i keq dhe se, për organizimin e Paradës më të madhe të Krenarisë në Hungari, duhet të gjobitem. I them prokurorisë së respektuar se do të shihemi në gjykatë, sepse ky gjyq nuk ka të bëjë me faktin nëse duhet të shkoj në burg apo të paguaj ndonjë gjobë, por ky është një debat nëse Hungaria është një vend i lirë dhe nëse Budapesti është...