Zvicra konfirmon se bisedimet SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme në Gjenevë
Zvicra njoftoi sot rifillimin e negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë javën e ardhshme. Me Uashingtonin që i kërkon Teheranit të arrijë një marrëveshje që synon kryesisht kufizimin e programit të tij bërthamor. “Sulltanati i Omanit do të organizojë bisedime midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë javën e ardhshme. Zvicra i mirëpret dhe i mbështet këto bisedime”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme zvicerane për AFP-në. Tensionet mes dy vendeve kanë arritur kulmin, teksa presidenti Trump ka dërguar dy aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik, teksa negociatat e para dështuan, pasi Irani refuzoi propozimet.
Burimi:
vizionplus.tv