Zvicra bllokon më shumë se 880 milion $ të lidhura me Nicolás Maduro

Zvicra bllokon më shumë se 880 milion $ të lidhura me Nicolás Maduro

Bota E Martë, 24 Shkurt 2026 10:31 Zvicra ka bllokuar mbi 880 milionë dollarë asete në lidhje me ish-presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe persona të lidhur me të, si masë parandaluese për të shmangur largimin e mundshëm të fondeve nga vendi dhe për të lehtësuar bashkëpunimin ligjor me autoritete të huaja. Kjo është hera e parë që autoritetet zvicerane publikojnë një shifër të përgjithshme të aseteve të ngrira. Më saktësisht, 687 milionë franga zvicerane (rreth 880 milionë dollarë amerikanë) janë ngrirë në bankat zvicerane nën rregulloret e reja, të cilat hyjnë në fuqi më 5 janar 2026. Masa përfshin pasuritë e zotëruara nga Maduro, bashkëshortja e tij, si dhe disa anëtarë të tjerë të lidhur me të, por nuk përfshin zyrtarë aktualë të qeverisë venezueliane....