Zlatan Ibrahimovic flet si kurrë më parë: lufta, Bosnja dhe shqiptaret në rrëfimin që po bën xhiron e rrjetit

Zlatan Ibrahimovic flet si kurrë më parë: lufta, Bosnja dhe shqiptaret në rrëfimin që po bën xhiron e rrjetit

Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të rrëfyer një pjesë shumë personale të jetës së tij. Për herë të parë, legjenda e futbollit ka dhënë një intervistë të gjatë në gjuhën boshnjake, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka” në “Arena Sport”, në një bisedë të sinqertë me Slaven Bilic. Tema kryesore ishte fëmijëria e tij në Suedi dhe hija që lufta në Bosnje dhe Hercegovinë la mbi familjen dhe komunitetin e tij. I rritur në lagjen Rosengard të Malmos, Ibrahimovic thekson se, edhe pse rrënjët e tij familjare janë nga Bosnja, ai nuk ishte i ekspozuar drejtpërdrejt ndaj tmerreve të luftës. Megjithatë, atmosfera e asaj periudhe dhe ndryshimet që ajo solli nuk kaluan pa lënë gjurmë. Ai përshkruan Rosengardin si një vend ku dallimet...