Zjarri pranë linjës hekurudhore në Londër, vonesa dhe anulim të shërbimeve
Një zjarr shpërtheu pranë një linje kryesore hekurudhore në lagjen Chalk Farm. Zjarri shkaktoi probleme serioze për udhëtimin hekurudhor në veri të Londrës. Autoritetet njoftuan “ndërprerje të mëdha”. Incidenti ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shërbimeve. Sipas shërbimeve kompetente, dy ndërtesa u përfshinë nga flakët, ndërsa dhjetë automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës ishin në vendngjarje, të cilët pas ndërhyrjeve arritën ta vinin zjarrin nën kontroll pas rreth 3 orësh. BREAKING: A large fire near a railway line in north London is causing travel disruption for passengers across the UK.Follow live on our blog 🔗 https://t.co/r9KNzQZeeG📺 Sky 501 and YouTube pic.twitter.com/L7DWMstzGh— Sky News (@SkyNews) January 30, 2026
Burimi:
syri.net