Zjarri në fabrikën në Trikala/ Gjendet trupi i gruas së pestë, skenarët se si u shkaktua shpërthimi i madh

Zjarri në fabrikën në Trikala/ Gjendet trupi i gruas së pestë, skenarët se si u shkaktua shpërthimi i madh

Trupi i gruas së pestë që mungonte pas shpërthimit dhe zjarrit që shpërtheu dje në fabrikën e biskotave Violanta në Trikala u gjet herët të martën në mëngjes. Bëhet fjalë për Agapi Bounova, e cila, sipas informacioneve, ishte bashkëshorte, nënë dhe gjyshe. Gruaja fatkeqe u gjet pranë trupave të tre grave të tjera, të cilat ishin gjetur të parat. Në total, shpërthimi vdekjeprurës në fabrikë mori jetën e pesë punëtorëve. LEXO EDHE; 'Çfarë ndodhi brenda fabrikës në Trikala'/ Flasin dëshmitarët: Edhe çeliku u shkri. Nuk kishim kohë të iknim! Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur zjarri shpërtheu pak para orës 4:00 në një krah të fabrikës se biskotave në Trikala, të Greqisë. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, kjo u parapri nga...