Zjarri me 40 viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje, por nuk japim dorëheqje

Zjarri me 40 viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje, por nuk japim dorëheqje

Autoritetet zvicerane kanë zbuluar se bar-i i skive “Le Constellation” në Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën dhe 116 të tjerë u plagosën në zjarrin e parë të Vitit të Ri, nuk ishte kontrolluar për pesë vite rresht. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të 1 Janarit, kur bar-i, i njohur për publikun e ri dhe të rinj nga 14 deri në 39 vjeç, ishte i mbushur për festimet e Vitit të Ri. Hetimet paraprake tregojnë se fishekzjarrët mbi shishet e alkoolit, të përdorura shumë afër tavanit, janë shkaku më i mundshëm i zjarrit. Bar-i, i ndërtuar në 1977, u zgjeroi në 2015 duke përfshirë një terasë të mbuluar jashtë, dhe inspektorët e patën kontrolluar vetëm këtë pjesë të jashtme, pa shqyrtuar ndryshimet e...