Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
Një valë e fortë zjarresh pyjore po prek Francën, Spanjën dhe Portugalinë, e nxitur nga temperaturat ekstreme që në disa zona kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha pyjore, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë evakuime dhe masa të shtuara për të vënë situatën nën kontroll. Në jug të Francës, një zjarr i madh ka përfshirë rreth 46 mijë hektarë tokë, duke detyruar evakuimin e afro 10 mijë banorëve. Sipas autoriteteve, pesë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa rreth 700 zjarrfikës janë angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve. Për të ndihmuar autoritetet franceze, Komisioni Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, duke dërguar katër avionë zjarrfikës nga Qipro dhe Suedia për të mbështetur operacionet në rajonin e Perpignanit. Situata mbetet...
Burimi:
opinion.al