Zjarret, normaliteti i ri/2025, viti i tretë më i ngrohtë në histori
Prej më shumë se një dekade temperaturat globale kanë thyer rekorde, ndërsa ekspertët thonë se thatësirat, uraganet dhe zjarret në pyje po kthehen tashmë në normalitetin e ri. Dhe të dhënat e fundit, e listojnë 2025-sën si vitin e tretë më të nxehtë në histori. Rezultatet nga programi i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus i BE-së tregojnë gjithashtu se temperaturat globale gjatë tre viteve të fundit kanë qenë mesatarisht më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para industriale. Kjo është hera e parë që një periudhë trevjeçare e ka tejkaluar këtë prag. Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh për rreziqet e kalimit të pragut të temperaturës të vendosur nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015. Ata thonë se ngrohja mbi atë nivel do të thotë...
Burimi:
top-channel.tv