Zjarret në pyjet e Argjentinës, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Patagoni
Qeveria argjentinase ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që po shpërthejnë në katër provinca të Patagonisë, pasi frontet e zjarrit kanë djegur qindra mijëra hektarë në vend që nga fillimi i verës në hemisferën jugore në dhjetor. Urdhri ekzekutiv i presidentit, i cili mbulon provincat e Chubut, Rio Negro, Neuquén dhe La Pampa, synon të lehtësojë punën e përbashkët të agjencive provinciale dhe kombëtare në përpjekjet për të luftuar zjarret. Që nga dhjetori, rreth 450,000 hektarë pyll janë djegur në provincën e Chubut. Fronti më i madh është në Parkun Kombëtar Los Alerces (2,600,000 hektarë), 1,800 kilometra në jug të Buenos Aires, ku janë djegur 200,000 hektarë bimësi, kryesisht pyll. Qindra zjarrfikës po punojnë për të parandaluar që flakët të arrijnë në...
Burimi:
syri.net