Zjarre masive në shtetin e Viktorias së Australisë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, digjen 1.5 milionë ha tokë pyjore

Zjarre masive në shtetin e Viktorias së Australisë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, digjen 1.5 milionë ha tokë pyjore

Autoritetet në shtetin australian të Viktorias shpallën sot gjendje katastrofe për shkak të shkallës së zjarreve që vazhdojnë prej ditësh, të cilat kanë shkatërruar shumë shtëpi dhe kanë shndërruar në hi sipërfaqe të gjera pyjesh. Vala e të nxehtit që ka prekur rajonin, me temperatura që tejkalojnë 40° Celsius në shtetin e Viktorias dhe erërat e nxehta kanë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve, siç ndodhi gjatë “verës së zezë” në fund të vitit 2019 dhe fillim të vitit 2020 në të njëjtin rajon. Një nga zjarret më të mëdha ka djegur gati 1.5 milion hektarë pranë Longwood, rreth 150 kilometra nga Melbourne, një zonë me shumë pyje të virgjëra. Gjendja e fatkeqësisë, e shpallur sot nga Kryeministrja e Viktorias, Jacinda Allan, u...