Zjarr në një ndërtesë në Spanjë, tre të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Të paktën tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë, në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë vonë natën e së martës në qytetin verior spanjoll Miranda de Ebro, thanë të martën shërbimet spanjolle të shpëtimit. “Shtatë persona u trajtuan në vendngjarje, dy vdiqën atje dhe pesë u dërguan (në spital), por njëri prej tyre më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra”, thanë shërbimet e emergjencës në një deklaratë. Midis të plagosurve janë një djalë 11-vjeçar dhe një vajzë 7-vjeçare, thanë ata. Zjarri, shkaqet e të cilit mbeten të paqarta, shpërtheu në një ndërtesë në Miranda de Ebro, një qytet me më shumë se 35,000 banorë që ndodhet në provincën e Burgos, rreth 60 kilometra nga Bilbao.Autoritetet komunale...
Burimi:
top-channel.tv