Zjarr në një ndërtesë, humbin jetën 5 persona, 3 prej të cilëve të mitur
Pesë të rinj humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu mbrëmjen e së hënës katin e fundit të një ndërtese rezidenciale në qytezën Manlleu, në afërsi të Barcelonës. Sipas raportimeve paraprake, zjarri fillimisht përfshiu papafingon e godinës, e cila shërbente si magazinë. Shërbimi zjarrfikës katalanas bëri të ditur se personat që ndodheshin në papafingo nuk mundën të dilnin, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Identitetet e viktimave nuk janë publikuar ende, por mediat lokale raportojnë se asnjë prej tyre nuk ishte banor i ndërtesës. Një i afërm i njërit prej viktimave deklaroi se të rinjtë e përdornin magazinën si vendtakim. Autoritetet lokale kanë shpallur tre ditë zie në nder të viktimave, ndërsa hetimet...
Burimi:
vizionplus.tv