“Zgjedhje vetëm nëse arrihet armëpushim”, Zelensky në Mynih: Putin nuk mund të heqë dorë nga ideja e luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të shtunën se asnjë nga objektet energjetike të vendit të tij nuk ka shpëtuar nga sulmet e Rusisë. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelensky kërkoi që lufta të përfundojë me dinjitet. Ai dha detaje për mundësinë e zgjedhjeve në Ukrainë dhe kritikoi presidentin rus Vladimir Putin. Duke iu referuar Putinit, Zelensky tha se “ai nuk mund të heqë dorë nga ideja e luftës. Nëse jeton edhe 10 vjet të tjera, lufta mund të kthehet ose të zgjerohet. Prandaj na duhen garanci reale sigurie para se të mbarojë lufta.” Ai shprehu shpresën se presidenti Trump dhe Kongresi amerikan do ta dëgjojnë. Zelensky: There is no country in Europe that could rely only on its own technology and...
Burimi:
vizionplus.tv