Zgjedhje në kushte ekstreme, Portugalia voton presidentin e ri mes përmbytjeve dhe stuhive që kanë shkaktuar viktima në vend

Zgjedhje në kushte ekstreme, Portugalia voton presidentin e ri mes përmbytjeve dhe stuhive që kanë shkaktuar viktima në vend

Portugalia rikthehet këtë të diel në kutitë e votimit për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në një moment të vështirë për vendin, i cili është goditur rëndë nga moti ekstrem që ka përfshirë Gadishullin Iberik ditët e fundit. Stuhitë kanë shkaktuar viktima, evakuime dhe dëme të mëdha materiale, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në procesin zgjedhor. Rreth 11 milionë qytetarë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Presidentit konservator në largim, Marcelo Rebelo de Sousa. Megjithatë, për shkak të emergjencës klimatike, disa bashki kanë shtyrë votimin për javën e ardhshme, ndërsa të tjera po lejojnë zhvillimin e tij edhe sot. Në balotazh përballen fituesi i raundit të parë, socialisti António José Seguro, i cili mori 31.1% të votave, dhe André Ventura, lideri i partisë së...