Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit: Të gatshëm të bëjmë gjithçka  për të arritur një marrëveshje bërthamore me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit: Të gatshëm të bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje bërthamore me SHBA-në

Irani është gati të bëjë "çfarëdo që të duhet" për të arritur një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, tha sot zëvendësministri i Jashtëm iranian Majid Taht-Ravanchi, përpara vazhdimit të pritur të bisedimeve midis përfaqësuesve të të dy vendeve më vonë këtë javë. "Ne duam të bëjmë gjithçka që duhet për ta bërë këtë të ndodhë. Do të hyjmë në dhomën e negociatave në Gjenevë me gjithë sinqeritetin dhe vullnetin e mirë. Nëse ka vullnet politik nga të gjitha palët, besoj se një marrëveshje mund të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur", tha Ravanchi për mediat iraniane, sipas CNN. SHBA-të dhe Irani zhvilluan dy raunde bisedimesh indirekte në Oman dhe Zvicër, dhe raundi i tretë pritet të enjten në Gjenevë. Një zyrtar iranian...