Zelenskyy: SHBA-ja mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Zelenskyy: SHBA-ja mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Bota E Premte, 27 Shkurt 2026 09:02 Në një intervistë të gjerë për Sky News, Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaroi se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin për bisedime dhe do të bëjë gjithçka për të sjellë paqen. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fuqinë t’i japin fund luftës, por duhet të ushtrojnë presion më të madh ndaj Moskës. Zelenskyy u shpreh se SHBA-ja është “edhe më e fortë nga sa mendojnë për veten e tyre” dhe se “ata vërtet kanë presion mbi Putinin. Ata mund ta ndalojnë këtë luftë.” Presidenti ukrainas i bëri thirrje administratës në Uashington të shtrëngojë sanksionet kundër familjeve të udhëheqjes ruse dhe të sigurojë Ukrainën me armë më të avancuara. Ai argumentoi se vetëm presioni i...