Zelenskyy në fjalimin e Krishtlindjeve: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

Zelenskyy në fjalimin e Krishtlindjeve: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

Volodymyr Zelenskyy UKRAINË-Presidenti Volodymyr Zelenskyy përshëndeti ukrainasit në prag të Krishtlindjeve, duke thënë se “pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë”, Rusia nuk është në gjendje të “pushtojë” atë që ka më shumë rëndësi: unitetin e Ukrainës. Në fjalimin e tij Zelenskyy me keqardhje u shpreh se fatkeqësisht Ukraina feston Krishtlindjen në një kohë të vështirë. gjithashtu uroi vdekjen e presidentit rus Vladimir Putini, pa e përmendur shprehimisht me emër, duke e quajtur atë një “ëndërr të përbashkët” të ukrainasve. "Ne festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo të gjithë janë në shtëpi sonte. Fatkeqësisht, jo të gjithë kanë ende një shtëpi. Dhe për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sonte. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve të sjella nga Rusia, ajo...