Zelensky: Ukraina vijon të marrë ndihmën e premtuar pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme
Ukraina vijon të marrë të gjitha ndihmat e premtuara pavarësisht situatës në Lindjen e Mesme. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ndërsa ndodhej në Madrid. Megjithatë Zelensky ka theksuar se mbetet i shqetësuar për të ardhmen, pasi ndihmat mund të zvogëlohen. “Askush nuk e ka ndaluar furnizimin [me armë] për Ukrainën. Dhe ne i kemi të gjitha paketat e ndihmës. Po, sigurisht, jemi të shqetësuar se ato mund të reduktohen, siç e kam thënë tashmë. Por tani për tani, ato janë këtu”, tha Zelensky. Ai gjithashtu theksoi nevojën që vetë Evropa të forcojë sigurinë e saj. “Është e nevojshme të rritet financimi dhe aftësitë prodhuese [të armëve] në Ukrainë ose në koordinim me evropianët e tjerë. Dhe përsëri, 90 miliardë euro janë bllokuar...
Burimi:
vizionplus.tv