Zelensky: Ukraina po forcon mbrojtjen ajrore në jug dhe juglindje të vendit

Zelensky: Ukraina po forcon mbrojtjen ajrore në jug dhe juglindje të vendit

Ukraina po forcon mbrojtjen ajrore kundër dronëve me rreze të shkurtër veprimi për të mbrojtur më mirë qytetet në vijën e frontit në jug dhe juglindje të vendit, tha të martën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Pas takimit me komandantët e lartë ushtarakë, Zelensky tha se ishin bërë ndryshime në komandën dhe strukturën e njësive përkatëse ushtarake, duke shtuar se do të krijoheshin më shumë linja mbrojtëse. “Mbrojtja kundër dronëve rusë duhet të forcohet përsëri në qytetet tona, të tilla si Kherson dhe Nikopol, si dhe në komunitetet kufitare të rajonit Sumy, ku rusët në thelb po kryejnë një ‘safari’ kundër civilëve”, tha ai në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.