Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Zelensky: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa mbështetjen e SHBA-së
Bota E Martë, 30 Dhjetor 2025 11:42 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk mund të fitojë luftën pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke shprehur bindjen se Donald Trump po punon për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Duke i cilësuar si “gënjeshtra klasike ruse” raportimet për një sulm të dyshuar me 91 dronë ndaj një rezidence të presidentit rus Vladimir Putin, Zelensky theksoi se nuk i beson udhëheqësit të Kremlinit. “Nuk besoj se ai dëshiron paqen. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për presionin e Trump përmes sanksioneve dhe dialogut”, u shpreh presidenti ukrainas. Sipas Zelenskyt, çështja kryesore për arritjen e paqes mbetet ajo e territoreve që Rusia synon të aneksojë. “Këto territore janë nyja kryesore që duhet zgjidhur. Në këtë pikë,...