No Image Available

Zelensky u ofron arabëve ndihmë kundër dronëve iranianë me një kusht: T’i kërkojnë Putin që të zbatojë një armëpushim 1-mujor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është ofruar të dërgojë ekspertët më të mirë të vendit në kapjen e dronëve të prodhuar në Iran në Lindjen e Mesme, nëse udhëheqësit e shtetit e bindin sundimtarin rus Vladimir Putin të bjerë dakord për një armëpushim njëmujor. Zelensky këto komente i bëri për Bloomberg, duke theksuar se Ukraina ka fituar ekspertizë unike në kapjen e dronëve, shumë prej të cilëve janë me origjinë iraniane. "Do të sugjeroja sa vijon: udhëheqësit e Lindjes së Mesme kanë marrëdhënie të shkëlqyera me rusët. Ata mund t'u kërkojnë rusëve të zbatojnë një armëpushim njëmujor. Sapo të shpallet armëpushimi, Ukraina do të dërgojë operatorët e saj më të mirë të interceptorëve të dronëve në vendet e Lindjes së Mesme", tha lideri ukrainas. Ai shtoi...