Zelensky shkarkon shefin e Inteligjencës, largohet njeriu i operacioneve të guximshme ndaj Rusisë

Zelensky shkarkon shefin e Inteligjencës, largohet njeriu i operacioneve të guximshme ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka detyruar kreun e Shërbimit të Sigurisë (SBU), Vasyl Malyuk, të japë dorëheqjen. Ky i fundit njihet si njeriu që udhëhoqi sulmet më të bujshme brenda territorit rus. Malyuk, i cili mban titullin “Hero i Ukrainës”, fillimisht rezistoi të largohej nga detyra, por pranoi dorëheqjen pas një takimi me Presidentin të hënën. Çfarë do të bëjë tani Malyuk? Pavarësisht largimit nga posti drejtues, Malyuk nuk do të largohet plotësisht nga shërbimet sekrete. Ai njoftoi se do të vazhdojë të merret me “operacione speciale asimetrike” për t’i shkaktuar dëme maksimale Rusisë. Edhe Zelensky konfirmoi se i ka kërkuar Malyuk-ut të përqendrohet në këtë fushë, duke vlerësuar aftësitë e tij në luftën “jo-konvencionale”. Pse njihet Vasyl Malyuk? Më kryesori është operacioni “Rrjeta e...