Zelensky: SHBA të rrëzojë Kadyrov! Përgjigjet lideri çeçen, vasal i Vladimir Putin: Të kishe një fije burrëri ti…

Zelensky: SHBA të rrëzojë Kadyrov! Përgjigjet lideri çeçen, vasal i Vladimir Putin: Të kishe një fije burrëri ti…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të ushtrojnë presion ndaj Rusisë duke larguar nga pushteti liderin çeçen, Ramzan Kadyrov. Zelensky sugjeroi një operacion të ngjashëm me atë që u përdor për të përmbysur udhëheqësin venezuelas Nicolas Maduro. Në komentet e tij për gazetarët, ai u shpreh se operacioni i Shteteve të Bashkuara për të larguar Maduron tregon se Uashingtoni ka fuqinë për të ndikuar ndaj Moskës, dhe se rrëzimi i Kadyrovit mund ta bënte Vladimir Putin të rishikonte ofensivën e tij në Ukrainë. Zelensky e argumentoi këtë duke thënë se SHBA kanë menyrat dhe aftësinë për të ndikuar në këtë drejtim. “Ata duhet të ushtrojnë presion mbi Rusinë. I kanë mjetet, e dinë sesi ta bëjnë këtë. Dhe kur duan vërtet,...